Kuzmanoska: RMV duhet të kthejë rreth 8 miliardë euro borxhe të marra nga LSDM dhe BDI

Advertisement

Maqedonia e Veriut duhet të kthejë rreth 8 miliardë euro obligime financiare në vitet e ardhshme, të cilat sipas deputetes së VMRO-DPMNE-së, Biljana Kuzmanoska, janë marrë gjatë periudhës kur në pushtet ishin LSDM dhe BDI.

Në një konferencë për media, Kuzmanoska tha se vetëm gjatë këtij viti duhet të kthehen rreth 1,5 miliardë euro, ndërsa pagesat e tjera përfshijnë rreth 1,5 miliardë euro në vitin 2027, 1,9 miliardë në vitin 2028, 1,3 miliardë në vitin 2029 dhe 1,4 miliardë euro në vitin 2030.

Ajo theksoi se borxhi publik, i cili në qershor të vitit 2024 ishte mbi 60 për qind e PBB-së, aktualisht është 58,8 për qind.

Sipas Kuzmanoskës, paralelisht me uljen e borxhit publik në raport me PBB-në, ekonomia e vendit po shënon rritje prej 4,3 për qind.

Deputetja akuzoi gjithashtu qeverisjen e mëparshme për rritje të konsiderueshme të borxhit dhe kërkoi nga opozita të japë sqarime për mënyrën se si janë shpenzuar mjetet e marra hua.

“Dallimi është i dukshëm”, përfundoi Kuzmanoska.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit