Buteli synon kufizimin e telefonave mobilë gjatë mësimit në tetë shkolla fillore

Advertisement

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka iniciuar kufizimin e përdorimit të telefonave mobilë gjatë orëve mësimore në të gjitha tetë shkollat fillore komunale.

Kostovski njoftoi se propozimin do ta paraqesë në Këshillin e Komunës së Butelit dhe në bordet e shkollave, duke shprehur pritshmërinë për mbështetje të gjerë.

“Shkolla është vend për dije, vëmendje, shoqërim dhe zhvillim. Gjatë orës, fokusi duhet të jetë te mësuesi dhe mësimi, e jo te ekrani”, shkroi Kostovski në Facebook.

Sipas tij, iniciativa nuk synon të jetë kundër teknologjisë, por të krijojë më shumë përqendrim dhe kushte më të mira për nxënësit gjatë procesit mësimor.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit