Ministria e Punëve të Brendshme e informon opinionin se gjatë ditës së sotme (23.10.2026), me rastin e shënimit të festës shtetërore të 23 Tetorit – Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase, do të përdoren mjete ajrore pa pilot (dronë) për incizime nga ajri.
“Parkingu i Muzeut të Artit Bashkëkohor, për realizimin e ceremonisë solemne, do të jetë i rezervuar në periudhën nga ora 10:00 deri në orën 23:30, ndaj u bëjmë apel qytetarëve që t’i largojnë automjetet nga parkingu. Aktivitetet do të realizohen në kuadër të masave të planifikuara lidhur me shënimin e festës, me ç’rast në lokacione të caktuara do të vërehet prani dhe lëvizje e shtuar e mjeteve ajrore pa pilot. Ministria e Punëve të Brendshme i informon qytetarët se bëhet fjalë për aktivitete të planifikuara paraprakisht dhe apelon për mirëkuptim, me qëllim që ato të zhvillohen pa pengesa dhe në mënyrë të sigurt”, thonë nga MPB.








