Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen e organizuar nga Ambasada Turke në shtetin tonë, me rastin e “Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar” të Turqisë.
Në fjalën e tij, kryeministri Kurti përkujtoi dëshmorët e demokracisë, të cilët tetë vjet më parë, më 15 korrik 2016, i shpëtuan institucionet demokratike të shtetit të Turqisë të zgjedhura nga populli turk, nga një përpjekje e dështuar grusht shteti.
“Mesnatën ndërmjet 15 dhe 16 korrikut 2016, populli i Kosovës ishte me popullin e Turqisë, sepse ne jemi dy popuj miq, shtetet tona janë partnere dhe aleate, kurse vendet tona ndajnë shumë të përbashkëta si nga e kaluara historike, ashtu edhe nga e tashmja e demokracive tona dhe e ardhmja e synuar prosperuese” tha Kurti.
Ai nënvizoi marrëdhëniet e ngushta me Turqinë, si nga ana e rolit të Turqisë në NATO gjatë luftës në Kosovë dhe kontributit të ushtarëve turq në kuadër të trupave të KFOR-it për sigurinë dhe paqen në Kosovë, e po ashtu dhe nga ana e lidhjeve e shkëmbimeve mes nesh.
Më tej, kryeministri foli për vizitat në Turqi dhe takimet me Presidentin Recep Tayyip Erdogan, organizimin e forumit të parë ekonomik Kosovë-Turqi teksa shkëmbimet tona tregtare pritet ta kalojnë shifrën 1 miliard euro, vizitën në kompaninë e industrisë së mbrojtjes dhe aviacionit “Baykar”, prej nga kemi blerë fluturaket luftarake dronët “Bajraktar TB-2” për ushtrinë tonë dhe kontributin historik e aktual të diasporës shqiptare në Turqi.
“Janë gjithë këto interesa dhe vlera të përbashkëta që na mbajnë të lidhur dhe në raporte miqësore dy vendet tona. Duke i qëndruar pranë dhe duke e ndihmuar njëri tjetrin, ne i mbrojmë republikat tona dhe vlerat e përbashkëta demokratike” përfundoi fjalën e tij.






Chương trình ưu đãi nạp đầu tại 888slot – Đánh giá tổng quan và hướng dẫn chơi casino trực tuyến dành cho người Việt là cơ hội vàng để quý khách gia tăng nguồn vốn, tạo đà cho những chiến thắng vang dội trên hành trình chinh phục giải thưởng. TONY04-15