11.8 C
Skopje
Saturday, November 2, 2024

Kurti: Dialogu i 10 vjetëve nuk solli as integrim të veriut as njohje, drafti aktual u shkrua me kujdes për germën e Kushtetutës

Kryeministri Albin Kurti sot po raporton në Kuvend pas takimeve të fundit në Bruksel me liderët europianë.

Kurti ka përmendur edhe procesin dekadësh të dialogut, duke thënë se trashëgimia e tij ishte sfiduese për negocimin aktual në Bruksel me Serbinë.

“38 sosh [marrëveshje] janë bërë nën supozimin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë e për integrimin e veriut të Kosovës. Dy marrëveshje ajo e vitit 2013 dhe 2015, për Asociacionin, por asnjë marrëveshje për njohjen e Kosovës. Nuk ndodhi asnjë njohje e dokumenteve e shtrimit të sovranitetit, ndërkohë që integrimi i veriut ishte fasadë. Atje përveçse mbaheshin referendume e shpërfillshin ligjet e Kosovës, lulëzonte krimi e korrupsioni. Në vend të sundimit të ligjit, sundonte Radojiçiqi si udhëheqës i bandave kriminale e terroristit dhe kjo ishte pasojë e dialogut, pra as marrëveshje për njohje dhe as integrim i veriut”.

Kurti tha se në zgjedhje premtoi një frymë të re në dialog krahas premtimeve për sundim ligji në gjithë vendin.

“Një qasje parimore si palë të barabarta ku në qendër ishte njohja reciproke. Sfida kryesore ishte trashëgimia 10 vjeçare në dialog, e cila siç thashë nuk kishte sjellë integrim të veriut dhe as marrëveshje për njohje”.

Kurti tha se në draftin e sjellë nga emisarët perëndimorë u bë me kujdes për germën e Kushtetutës sesa për frymën e saj.

“Draft-propozimi për zbatimin e nenit 7 në lidhje me nenin 10, ne e kemi përshëndetur dhe vlerësuar qasjen e re dhe planin e ofruar për ecjen përpara. Leximi ynë është që draft-propozimi për zbatimin e nenit 7 është sjellë duke u shkruar me kujdes për germën e Kushtetutës do të thosha më shumë se për frymën e tij”. /Express/

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit