8.8 C
Skopje
Monday, May 6, 2024

KSHZ: Deri ora 13:00 dalja në zgjedhjet presidenciale është 26.35%

Vendvotimet në gjithë vendin janë hapur kryesisht në kohë. Sipas njoftimeve të para të KSHZ-së në terren ka pasur probleme më të vogla, kryesisht teknike. Ndërkohë sipas kreut të KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski dalja në votime deri në orën 13 ishte 26.35 për qind. Më shumë votues kanë në Novaci, ndërsa më pak në Vrapçishtë.

“Jehona e votuesve në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, deri në ora 13:00, sipas të dhënave të përpunuara deri më tani të KSHZ-së, është rreth 26,35%. Jehonë më të madhe deri në orën 13:00 ka në Novaci (42,87%), ndërsa më të ulët në Vrapçishtë (10,18%)”, tha kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Aleksandar Dashtevski.

Sipas të dhënave të KSHZ-së, dita e zgjedhjeve për momentin po kalon qetë dhe pa probleme të mëdha. /Alsat.mk

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit