Komisioni Rregullator për Energjetikë pritet t’i shpallë çmimet e reja të derivateve. Nga Qeveria presin ulje të çmimeve, ndërsa optimizmi bazohet në rënien javore prej mbi 6 për qind të dy llojeve të naftës. Në bursat botërore, çmimi i naftës është mbi 100 dollarë për fuçi, megjithatë në përllogaritjet e Komisionit Rregullator merret parasysh mesatarja javore e çmimeve të derivateve. Të hënën e ardhshme skadojnë edhe masat qeveritare për TVSH më të ulët dhe akciza më të ulëta.
Ministrja e Energjetikës, Bozhinovska, deklaroi se situata po ndiqet me kujdes dhe, nëse ka nevojë, do të ndërmerren sërish masa.





