Dua Lipa padit kompaninë “Samsung”, kërkon 15 milionë $ dëmshpërblim

Shqiptarja me famë botërore, Dua Lipa, ka paditur kompaninë Samsung duke kërkuar të paktën 15 milionë dollarë dëmshpërblim, pasi pretendon se fotografia e saj është përdorur pa leje në paketimet e televizorëve të kompanisë në SHBA.

Sipas padisë së dorëzuar në një gjykatë federale në Kaliforni, “Samsung” ka përdorur imazhin e këngëtares në kutitë e televizorëve gjatë vitit të kaluar, pa autorizim dhe pa kompensim financiar.

Sipas The Guardian, Dua Lipa pretendon se e ka zbuluar përdorimin e fotografisë në qershor 2025 dhe menjëherë ka kërkuar ndalimin e saj, por kompania nuk ka reaguar.

Në padi thuhet se fotografia ishte realizuar prapa skenës para performancës së saj në festivalin Austin City Limits Music Festival në vitin 2024 dhe se këngëtarja zotëron të drejtat e saj.

Ajo akuzon “Samsungun” për shkelje të të drejtës së autorit dhe përdorim të paautorizuar të imazhit të saj për qëllime marketingu. Deri tani, kompania nuk ka reaguar publikisht ndaj pretendimeve.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit