Konjufca nga Haga para verdiktit: Presim vetëm aktgjykimin lirues

Advertisement

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Glauk Konjufca, ka udhëtuar në Hagë, në prag të shpalljes së verdiktit në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nga Haga, Konjufca ka deklaruar se pret vetëm një rezultat nga procesi gjyqësor.

“Ne e presim vetëm një vendim: aktgjykimin lirues”, ka thënë Konjufca përcjell Insajderi.

Shpallja e aktgjykimit pritet të përcaktojë epilogun e procesit gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit