Klekovski: Vaksinat kundër gripit kanë arritur dhe paraqitja do të fillojë sa më shpejtë

Advertisement

Po zgjidhen problemet e fundit teknike rreth aplikacionit, ku qytetarët paraqiten për vaksinim kundër gripit sezonal dhe së shpejti do të fillojë imunizimi, paralajmëroi sot ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, i cili ishte për vizitë në Spitalin klinik-Shtip.

“Aplikacioni po lirohet nga problemet e fundit teknike. E dini se 18 muaj ‘Termini im’ nuk ka marrëveshje për mirëmbajtje. Po zgjidhen problemet dhe ai do të jetë aktiv. U kërkoj falje qytetarëve se po vonohemi një ditë lidhur me atë që u paralajmërua, megjithatë vaksinat kanë arritur dhe paraqitja do të fillojë së shpejti”, deklaroi Klekovski.

I pyetur se kur do të jetë shpërndarja e vaksinave kundër gripit sezonal deri te Qendrat për shëndet publik, Klekoski u përgjigj se këto ditë do të realizohet shpërndarja.

“Tashmë janë informuar qendrat për shëndet publik. Mendoj se këto ditë po përfundojnë logjistikat, do të shpërndahen sipas formulës së zakonshme të shpërndarjes”, deklaroi Klekovski.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit