Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Muhamed Ali, ka bërë të ditur se QMK është në koordinim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet kompetente pas reshjeve të shiut dhe borës që kanë përfshirë vendin.
Ai njofton se Qendra Operative 112 është në gatishmëri të plotë dhe vazhdimisht pranon thirrje nga qytetarët për raportimin e situatave emergjente të shkaktuara nga kushtet e pafavorshme atmosferike.
Sipas tij, të gjitha njoftimet e pranuara përcillen me kohë te institucionet dhe shërbimet kompetente, ndërsa përmes Qendrës Operative Kujdestare të QMK-së koordinohen aktivitetet e ekipeve në terren, me qëllim të reagimit në kohë dhe efikasitetit në përballimin e situatave.
Ali u bën thirrje qytetarëve që në rast të rrugëve të bllokuara, vështirësive në qarkullim, vërshimeve apo situatave të tjera emergjente, të kontaktojnë numrin 112.









