19.8 C
Skopje
Saturday, April 13, 2024

Kasami: BDI po frikësohet nga fronti opozitar

Kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami sonte, i ftuar në Klan Debat në Klan Macedonia ka folur rreth situatës aktuale politike, për bashkëpunimin opozitar, si dhe për çështje që kanë të bëjnë me Lëvizjen BESA.

Kasami ka deklaruar se partia në pushtet BDI ka frikë nga fronti opozitar i përbërë nga BESA, LD dhe Alternativa.

“Është një ogur bardh që deri tash nuk është arritur të bëhët bashkimi i opozitës shkaku I “bajraktrizmit”, por ne tashmë jemi dakorduar dhe nuk është me rëndësi kush do jetë lider, kush do jetë i pari. Ne jemi dakorduar që bashkë do udhëheqim me opozitën. U munduan deri në maksimum që mos ndodh bashkimi, prandaj këtë bashkim BDI nuk do e sheh e relaksuar, duke qenë të lumtur me këtë që po ndodh në opozitë, ajo është e frikësuar nga ky bashkim. Nuk ka ndodh në asnjë palë zgjedhje që shqiptarët të jenë të bashkuar, oponëntët tonë mendoj se e kanë të kotë pyetjen se kush do jetë I pari ose i fundit.” – deklaroi Kasami.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit