Toshkovski: Prioritet është mbrojtja e grave dhe fëmijëve, ndryshimet sistemore do të japin rezultate

Advertisement

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka deklaruar se mbrojtja e grave dhe fëmijëve nga dhuna duhet të jetë prioritet, duke paralajmëruar ndryshime sistemore, por që rezultatet nuk do të vijnë brenda natës.

Ai theksoi se shtëpia duhet të jetë vendi më i sigurt për gratë dhe fëmijët, ndërsa institucionet duhet të bëjnë gjithçka për t’u garantuar siguri.

Toshkovski njoftoi gjithashtu për avancimin e sistemit të evidencimit të veprave penale përmes digjitalizimit, duke pranuar se deri më tani shumë procese janë zhvilluar përmes evidencave manuale.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit