Një 70-vjeçar është proceduar penalisht nga policia në Kukës pasi ndezi zjarr për djegien e mbeturinave, në tokën e tij, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj një sipërfaqe toke me barishte.
Zjarri i ndezur prej të moshuarit në vendin e quajtur “Lisi i Keritit”, në fshatin Novosej, ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë është përhapur në të gjithë fushën.
Materialet në ngarkim të tij u referuan në prokurori për veprime të më mëtejshme.
“Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrëvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. N., 70 vjeç, banues në fshatin Novosej.
Drejtoria Vendore e Policisë Kukës apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe për procedimin penal të shtetasve përgjegjës”, thuhet në njoftimin e policisë.