16.4 C
Skopje
Monday, October 7, 2024

“Unë jam pika ku duhet të sulmojnë” – thotë Xhaferi për seancën për ndryshimet kushtetuese

“Do e luajmë atë pjesë të lojës, apo nuk do ta luajmë dhe gjithë kjo për të ardhmen e shtetit”.

Kështu mes tjerash e vlerëson situatën për mos-thirrjen e seancës për ndryshimet kushtetuese, e cila filloi, u shterrur debati dhe është ndërprerë, kryeparlamentari Talat Xhaferi në ClickPlus në TV21.

“Unë duhet ta thirr, por që ta thirrë Talat Xhafer duhet që (Ali) Ahmeti (lider i BDI-së) ta kryejë punën dhe të tjerët që janë pjesë e vendimmarrjes së përbashkët, koordinim dhe bashkëveprim që në fund të jetë rezultati për të ardhmen e qytetarëve”, tha Xhaferi.

Shtoi se deklaratat që i drejtohen atij, për të ftuar seancën për ndryshimet kushtetuese për të hedhur në votim të njëjtën, për të cilën duhen 80 deputetë, janë për politikë ditore.

“Për politika ditore normalisht se unë jam pika ku duhet të gjithë të sulmojnë”, tha Xhaferi./TV21

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit