Kasami: Aktgjykimi ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit nuk e ndryshon të vërtetën historike

Advertisement

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, ka reaguar pas aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, duke shprehur keqardhje të thellë për vendimin.

Kasami thotë se bëhet fjalë për një vendim të rëndë ndaj katër personave që, sipas tij, kanë dhënë kontribut në luftën për çlirimin e Kosovës.

“Ky aktgjykim nuk e ndryshon të vërtetën historike për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Kasami.

Ai ka deklaruar se lufta çlirimtare në Kosovë mbetet pjesë e rëndësishme e historisë së shqiptarëve, ndërsa ka shprehur pritjen që Gjykata e Apelit ta rishqyrtojë vendimin.

Kasami ka shprehur gjithashtu solidaritet me familjet e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit, si dhe me bashkëluftëtarët e tyre.

“Historia e Kosovës është histori e një populli që luftoi për liri. Dhe kjo histori nuk rishkruhet”, përfundon reagimi i tij.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit