Kapet autobus nga Gjermania në Tetovë: Pasagjerit i gjenden afro 35 mijë euro të padeklaruara

Sot (24.05.2026), nga zyrtarë policorë të Njësisë Mobile për Masa Kompensationale pranë Departamentit për Çështje Kufitare dhe Migracion, në zonën e SPB Tetovë është ndaluar një autobus “Mercedes”, në pronësi të një agjencie turistike, i drejtuar nga R.F. (37) nga fshati Dobrosht i Tetovës, i cili qarkullonte në linjën Gjermani-Maqedoni.
​Gjatë kontrollit të autobusit, në rimorkio janë gjetur disa bidonë për të cilët personi nuk posedonte dokumente dhe leje transporti. Ndërsa, gjatë kontrollit të kryer te njëri nga pasagjerët, F.I. (20) nga Tearca e Tetovës, janë gjetur pesë zarfe me prerje të ndryshme monedhash, në vlerë të përgjithshme prej 34.965 eurosh, të cilat i njëjti i kishte futur përmes Vendkalimit Kufitar Tabanoc pa i deklaruar, si dhe nuk posedonte asnjë dokument për pronësinë dhe origjinën e parave.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit