25-vjeçari sulmon policin në Shkup

Më 24.05.2026, rreth orës 02:50, te Fontana në Parkun e Qytetit në Shkup, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë arrestuar F.F. (25) nga Tetova.

Gjatë kontrollit në veturën “BMW” me targa të Tetovës, të cilën ai e drejtonte, është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.

Sipas policisë, gjatë ndërmarrjes së masave për arrestimin e tij, 25-vjeçari ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor që po kryente detyrën zyrtare, pas çka është neutralizuar dhe dërguar në stacion policor.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit