Izet Mexhiti për provimin e jurisprudencës: 80 deri në 90 për qind e çështjes është zgjidhur

Advertisement

Izet Mexhiti, njëri ndër liderët e koalicionit VLEN, në emisionin “Debat në Shenja” në TV Shenja, foli për çështjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke theksuar se është bërë një hap i rëndësishëm drejt zgjidhjes së kësaj çështjeje.

“Ata kërkuan që provimi të jepet në gjuhën shqipe dhe kjo u bë. Tani kërkojnë që edhe praktika të zhvillohet në gjuhën shqipe, por këtu ka problem, pasi dokumentacioni i gjyqësorit funksionon në gjuhën maqedonase”, u shpreh Mexhiti.

Ai theksoi se zgjidhja aktuale nuk është ideale, por sipas tij, pjesa më e madhe e çështjes është zgjidhur.

“Nuk po them se zgjidhja është ideale, por diku 80 deri në 90 për qind e çështjes është zgjidhur. Është fakt se, pas shumë vitesh, për herë të parë është bërë një hap radikal dhe provimi i jurisprudencës po jepet në gjuhën shqipe”, deklaroi Mexhiti.

Më tej, ai tha se fillimisht edhe studentët ishin të kënaqur me këtë zgjidhje, por sipas tij, më pas ndikuan, siç i cilësoi ai, “kuzhinat partiake”, duke bërë që zgjidhja të konsiderohej e papranueshme.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit