KAB Struga organizoi dy debate publike në Strugë dhe Vevçan gjatë muajit qershor

Advertisement

 

Gjatë muajit qershor, KAB Struga organizoi dy debate publike në Strugë dhe Vevçan, me fokus në çështje të rëndësishme për komunitetin lokal dhe përfshirjen aktive të qytetarëve në proceset e vendimmarrjes.

Debati i parë u mbajt më 15 qershor në Strugë dhe iu kushtua problemit të mini-deponive të egra, një nga sfidat më të mëdha mjedisore në rajon. Pjesëmarrësit diskutuan nevojën për rritjen e kontrolleve në terren, vendosjen e më shumë kontejnerëve në hapësira publike, zbatimin e masave ndëshkuese ndaj ndotësve, si dhe rëndësinë e ndërgjegjësimit për riciklimin dhe menaxhimin e duhur të mbeturinave. U theksua gjithashtu se deponitë e pakontrolluara paraqesin rrezik serioz për mjedisin dhe shpesh shkaktojnë zjarre.

Debati i dytë u zhvillua në Vevçan në kuadër të projektit për monitorimin e përmbushjes së premtimeve zgjedhore. Gjatë aktivitetit u prezantuan rezultatet e monitorimit lidhur me investimet dhe mirëmbajtjen e ndriçimit publik në komunë, si dhe u diskutua rëndësia e transparencës institucionale dhe pjesëmarrjes qytetare në monitorimin e proceseve lokale. Pjesëmarrësit vlerësuan bashkëpunimin e institucioneve komunale dhe theksuan nevojën për vazhdimin e dialogut ndërmjet qytetarëve dhe autoriteteve lokale.

Këto aktivitete dëshmojnë rëndësinë e debatit publik dhe angazhimit qytetar në adresimin e sfidave lokale, forcimin e transparencës dhe përmirësimin e qeverisjes në nivel lokal.

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit