MPB rivendos trajnimin taktik për shkelje të rënda të sigurisë publike

Advertisement

Drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev, inspektoi realizimin e trajnimit intensiv shtatëditor taktik të grupit të dytë, të përbërë nga 87 nëpunës policorë nga tetë Sektorët për Punë të Brendshme, i cili ka për qëllim përballimin e shkeljeve të rendit dhe të qetësisë publike në përmasa më të mëdha.

“Pas 18 vitesh ngecje, sërish e rivendosim sistemin e vazhdueshëm të trajnimit taktik për nëpunësit policorë të formacionit të rregullt”, informuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Trajnimi zhvillohet nën drejtimin e instruktorëve të Departamentit për Operacione Speciale Policore dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt avancimit të gatishmërisë operacionale, profesionalizmit dhe efikasitetit të policisë.

Në postimin në faqen e Fejsbukut të MPB-së, veçanërisht theksohet profesionalizmi, disiplina, përkushtimi dhe motivimi i nëpunësve policorë, të cilët dëshmojnë se përmes trajnimit të duhur dhe investimit të vazhdueshëm mund ta përmirësojmë ndjeshëm gatishmërinë operacionale.

Ky është vetëm fillimi. Vazhdojmë me trajnimin e të gjithë nëpunësve policorë të formacionit të rregullt, të plotësuar me përmbajtje të reja taktike, pajisje dhe teknologji moderne.

“Qëllimi ynë është i qartë: një polici profesionale, efikase dhe e përgatitur, e aftë për t’iu përgjigjur të gjitha sfidave të sigurisë dhe për të qenë një partner i besueshëm i qytetarëve.
Siguria ndërtohet përmes dijes, disiplinës, profesionalizmit dhe integritetit. Investojmë në njerëz. Forcojmë kapacitetet. Avancojmë sigurinë”, theksohet në postimin e MPB-së më fejsbuk

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit