Agron Demiri: Unë nuk e kam parë LSDM-në si parti maqedonase, ne jemi parti qytetare

Advertisement

Në emisionin “Debat në Shenja”, Agron Demiri, përfaqësues i LSDM-së, foli për përfshirjen e tij në politikë dhe proceset e brendshme në parti.

Demiri tha se LSDM-në e sheh si një parti qytetare dhe jo si një parti të një etnie të caktuar. Ai u shpreh se mundësitë që i janë dhënë brenda LSDM-së nuk beson se do t’i kishte pasur në ndonjë subjekt tjetër politik.

Sipas tij, që nga zgjedhjet lokale, partia ka ndërmarrë reforma të brendshme dhe ka zhvilluar procese për zgjedhjen e forumeve partiake. Ai tha se pret që të rinjve t’u jepen më shumë hapësira reale për përfshirje dhe vendimmarrje.

 

Demiri theksoi gjithashtu se është pjesë e Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, nën udhëheqjen e kryetarit Venko Filipçe, duke shtuar se ndan vlera të përbashkëta me partinë.

 

Duke folur për përvojën e tij politike, ai tha se ka arritur të fitojë mbështetje edhe në zona me shumicë shqiptare, duke përmendur se në Zhelinë ka marrë mbi 1.000 vota.

 

“Unë nuk e kam parë LSDM si parti maqedonase, ne jemi parti qytetare. Mundësia që më është dhënë në LSDM, jam i sigurt se nuk do të më ishte dhënë në ndonjë parti tjetër. Nga zgjedhjet lokale e këndej, dukshëm, kemi reforma dhe kemi zgjedhje të forumeve dhe uroj që të rinjve tu jepen hapësira reale. Argumenti i dytë, unë me liderin e ri Venko Filipçe, jam në bordin ekzekutiv. Unë ndaj vlera me këtë parti dhe kam thyer barriera. Mu banorët e fshatit Zhelinë më kanë dhënë mbi 1000 vota. LSDM i theu gjithë ato barriera, nuk kishte tensione ndëretnike. ky është një faktë i pamohueshëm”, tha Demiri.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit