Islami mund të kalojë krishterimin dhe të bëhet feja më e madhe në botë deri në vitin 2035, sipas projeksioneve të reja demografike të publikuar nga Sky News, të bazuara në hulumtimet e Pew Research Center. Studimi i fundit i kësaj institucioni, i cili analizon trendet fetare botërore që nga viti 1990, ofron një përshkrim të rritjes së popullsisë myslimane.
Sipas analizës, deri në vitin 2035, numri i myslimanëve në botë pritet të arrijë 2.57 miliardë, ndërsa i krishterëve 2.52 miliardë. Rritja e shpejtë e popullsisë myslimane është kryesisht e lidhur me të lartën lindshmëri në këtë komunitet, duke pasur parasysh faktin se gratë myslimane kanë mesatarisht 3.1 fëmijë në periudhën 2020–2025, ndërsa gratë e krishtera 2.5 fëmijë. Për ruajtjen e popullsisë, nevojiten mesatarisht 2.1 fëmijë për grua.
Demografi i njohur Konrad Hackett thekson se foshnjat janë faktor kryesor në këtë rritje demografike. “Gjithçka ka të bëjë me foshnjat”, thotë ai, duke përshkruar se konvertimi nga një fe në tjetrën ka një ndikim shumë të vogël në krahasim me rritjen e natyrshme të popullsisë.
Projeksionet tregojnë se deri në vitin 2070, numri i myslimanëve mund të arrijë 3.6 miliardë, ndërsa i krishterëve të mbetet nën 3 miliardë. Në të njëjtën kohë, popullsia botërore pritet të rritet për 29% në këtë periudhë, ndërsa myslimanët do të rriten për 80%, ndërsa krishterët për 30%. Kjo do të bëjë që myslimanët të bëhen një nga grupet fetare më të rritura në botë.
Studimi parashikon gjithashtu se deri në vitin 2070, personat pa përkatësi fetare do të përbëjnë një pjesë të rëndësishme të popullsisë në vendet e zhvilluara, duke përfshirë edhe Britaninë e Madhe, ku ata mund të arrijnë një shumicë të ngushtë.
Kjo analizë ofron një përshkrim të qartë të tendencave demografike globale dhe të rritjes së popullsisë myslimane, duke u bazuar në të dhënat e Pew Research Center, të cilat janë një referencë për studimet fetare botërore.








