Shkup, 18 nëntor – Uji në Shkup është i sigurt për t’u pirë, informojnë nga NP „Ujësjellësi dhe Kanalizimi – Shkup“. Gjatë ditës së sotme, nga ana e Sektorit për Kontroll Sanitar pranë Ndërmarrjes Publike „Ujësjellësi dhe Kanalizimi“ – Shkup, janë marrë 44 mostra nga rrjeti i ujësjellësit të qytetit të Shkupit, prej të cilave dy mostra nga zona e puseve Nerezi–Lepenec.
Nga ndërmarrja publike rikujtuan se të gjitha mostrat i nënshtrohen analizave fiziko-kimike dhe mikrobiologjike, në përputhje me Rregulloren për kërkesat e sigurisë dhe cilësisë së ujit të pijshëm, në laboratorët e akredituar pranë Sektorit për Kontroll Sanitar.
“Sipas rezultateve të analizave të kryera, të gjitha mostrat nga sistemi i furnizimit me ujë të qytetit të Shkupit janë në përputhje me Rregulloren për kërkesat e sigurisë dhe cilësisë së ujit të pijshëm, njoftuan nga ndërmarrja publike.








