10.8 C
Skopje
Thursday, May 23, 2024

Ish-ministri Mile Janakieski do të dëmshpërblehet për qëndrimin në paraburgim

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka konstatuar se ish-ministrit të Transportit dhe Lidhjeve në Qeverinë e RMV-së, Mile Janakieski, në mënyrë të kundërligjshme ka qëndruar në burg në rastet “Organizimi i 27 prillit” dhe “Shkallët spanjolle”.

Vendimi i Gjykatës Evropiane bazohet në nenin 5 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Gjykata konsideron se Mile Janakieskit i është cenuar e drejta për liri (neni 5.3 i KEDNJ) për shkak të mungesës së arsyeve të mjaftueshme për privimin e lirisë”, thuhet në aktvendimin e GJEDNJ.

Gjykata ka vendosur që dëmshpërblimi ndaj Janakievskit të kap vlerën 6.100 euro, prej të cilave 2.200 janë harxhimet gjyqësore, ndërsa 3.900 euro do të shkojnë në xhirollogari të ish ministrit.

Përfaqësuesit e tij ligjor kanë kumtuar shkurt se ditëve në vijim do të marrin vendim për procedurat e mëtejmë ndaj shtetit dhe mbulimin e harxhimeve nga gjykimet, duke iu referuar padive dhe dëmshpërblimeve në instancat gjyqësore vendase.

Mile Janakieski ishte në arrest shtëpiak për gati pesë vjet, pastaj në paraburgim efektiv, të cilin e vuajti në burgun “Shkup” në Shuto Orizare.

Ndryshe, Janakievski për momentin është në paraburgim për rastin “Titanik” që ka të bëjë me shpërdorime zgjedhore.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit