Ai thotë se çdo parti ka autonominë e vetë, por thekson se nuk mund të përjashtohet mundësia që deri në zgjedhjet e ardhshme të bëhet koalicion mes këtyre dy partive.
“Besoj që në të ardhmen, nuk përjashtohet mundësia e dy subjekteve politike, edhe ASH-së edhe BDI-së, për të dalë bashkërisht në zgjedhje në të ardhme, mirëpo për këtë do të vendosë Kryesia Qendrore dhe Këshilli i Përgjithshëm edhe i BDI-së, por besoj që do të vendosë edhe ASH-ja, edhe pse kishte një deklaratë e z.Sela që do të dalin vetë në zgjedhje, mirëpo ajo nuk do të thotë se ajo do të ngelë ashtu, mund të ndryshojnë sendet, ashtu siç afrohen zgjedhjet”, tha Neziri.
Ai foli edhe për opozitën shqiptare, ndërsa tha se ai ka dyshime se VMRO-DPMNE dhe “E Majta” kanë gisht në bashkimin e partive opozitare shqiptare.