Ish-ambasadori i Holandës, Robert Bosch, ka reaguar ndaj vizitës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd dhe qëndrimit të Ukrainës ndaj Kosovës.
Në një postim, Bosch shprehu shpresën që Bashkimi Evropian t’ia vendosë Ukrainës njohjen e Kosovës si kusht për anëtarësim, njësoj siç, sipas tij, duhet të kërkohet nga Serbia.
Ai kritikoi gjithashtu takimin e Zelenskyt me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, duke ngritur pikëpyetje edhe për bashkëpunimin e mundshëm mes dy vendeve në prodhimin e dronëve.
Bosch e konsideroi si shqetësues qëndrimin e Ukrainës ndaj Kosovës dhe kërkoi që Shërbimi Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS) të kërkojë sqarime nga presidenti ukrainas lidhur me politikat e Kievit në raport me Kosovën dhe Ballkanin.
Reagimi i tij vjen pas vizitës së Zelenskyt në Beograd, ku ai zhvilloi takime me krerët e shtetit serb dhe diskutoi për çështje të bashkëpunimit dypalësh.






