Gjendet lëndë eksplozive e pashpërthyer në derën e biznesit të Noizyt në Durrës

Advertisement

Një sasi e vogël e dyshuar lënde eksplozive është gjetur në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë derës së biznesit të këngëtarit Rigels Rajku, i njohur si Noizy, në zonën e Plazhit të Durrësit.

Sipas Policisë, lënda e dyshuar eksplozive është gjetur e pashpërthyer pranë hyrjes së biznesit.

Pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e autorit apo autorëve.

Nuk është hera e parë që dyqani i Noizyt është vënë në shënjestër të sulmeve. Më 8 qershor 2022, në të njëjtin objekt shpërtheu një sasi tritoli, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Në atë kohë, Noizy ngriti dyshime ndaj reperit Cllevio, me të cilin kishte pasur konflikt të hapur.Një vit më vonë, në qershor, një tjetër biznes i Noizyt, në një zonë tjetër të Durrësit, u përfshi nga zjarri në dy raste. Policia arrestoi një 26-vjeçar, kushëri të këngëtarit, nën dyshimin se zjarri ishte vendosur qëllimisht.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit