Inspektorët po kontrollojnë lokalet në Karposh, janë shqiptuar gjoba të mëdha

Advertisement

Inspektorati komunal dhe ai ndërtimor i Komunës së Karposhit vazhdon me kryerjen e kontrolleve të jashtëzakonshme inspektuese, veçanërisht në orët e mbrëmjes.

Shërbimet inspektuese komunale kryen kontroll në terren dhe inspektim të pajisjeve urbane të vendosura para objekteve hotelierike dhe lokaleve në territorin e Komunës së Karposhit. Gjatë kontrolleve, inspektori komunal dhe ai ndërtimor konstatuan parregullsi te disa objekte hotelierike, me ç’rast një subjekti juridik iu shqiptua gjobë, ndërsa u lëshuan edhe disa vërejtje për shkak të devijimeve nga Elaborati i miratuar për pajisje urbane.

Komuna e Karposhit përsërit apelin drejtuar të gjithë pronarëve të objekteve hotelierike që të respektojnë në mënyrë të rreptë dispozitat ligjore dhe kushtet e përcaktuara me Elaboratin për pajisje urbane. Kontrollet inspektuese do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme, me qëllim sigurimin e respektimit të rregulloreve ligjore dhe funksionimin e rregullt të hapësirës publike në territorin e komunës. përcjell Zhurnal.mk .

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit