Presidentja e Komunitetit të Madridit, Isabel Diaz Ayuso, njoftoi sot në rrjetet e saj sociale se futbollisti Lionel Messi ka dhuruar 80,000 euro për zjarret që kanë shkatërruar Madridin në javët e fundit.
Futbollisti argjentinas Messi ka dhuruar 80,000 euro për të ndihmuar në rindërtimin e rajonit Sierra Oeste të Madridit pas zjarreve shkatërruese në korrik.
Donacioni u njoftua të martën nga Presidentja e Komunitetit të Madridit, Isabel Díaz Ayuso, nëpërmjet llogarive të saj në mediat sociale.
“Dua ta falënderoj dhe t’i them se njerëzit e Madridit shpresojnë ta mirëpresin përsëri së shpejti për t’i dhënë duartrokitjet që meriton”, shkroi Ayuso në një mesazh duke e falënderuar publikisht lojtarin argjentinas për gjestin e tij. përcjell Zhurnal.mk .






