Një incident i rëndë me pasojë me jetë njeriu ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen Duqanxhik të Shkupit, njoftojnë burime të para nga terreni.
Sipas informacioneve paraprake jozyrtare, si pasojë e kësaj ngjarjeje ka humbur jetën një person i moshës së re, ndërsa raportohet edhe për persona të tjerë të mbetur të plagosur.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të policisë dhe ekipe të Ndihmës së Shpejtë, të cilat po u japin ndihmën e parë të dëmtuarve dhe po bëjnë transportimin e tyre drejt qendrave spitalore.
Zona ku ka ndodhur ngjarja është rrethuar nga forcat e rendit, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave, shkaqeve dhe motiveve që çuan në këtë incident të rëndë. Më shumë detaje pritet të bëhen të ditura në vijim nga organet kompetente.






