MPB: Dronë dhe kufizime në parking për festën e 23 Tetorit

Advertisement

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se nesër, më 23 tetor, me rastin e shënimit të festës shtetërore – Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase, do të përdoren mjete ajrore pa pilot (dronë) për incizime nga ajri.

Nga MPB-ja bëjnë të ditur se, për nevojat e organizimit të ceremonisë solemne, hapësira e parkingut pranë Muzeut të Artit Bashkëkohor do të jetë nën masa sigurie nga ora 10:00 deri në orën 23:30. Për këtë arsye, qytetarëve u bëhet thirrje që t’i largojnë automjetet e tyre nga ky parking.

Aktivitetet do të zhvillohen në kuadër të masave të planifikuara për shënimin e festës, ndërsa në lokacione të caktuara do të vërehet prani dhe lëvizje e shtuar e dronëve.

MPB-ja thekson se bëhet fjalë për aktivitete të planifikuara paraprakisht dhe apelon te qytetarët për mirëkuptim, me qëllim që ato të realizohen pa pengesa dhe në mënyrë të sigurt.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit