Riparohet vagoni i udhëtarëve i serisë Bm, së shpejti do të rikthehet në qarkullim

Advertisement

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, ka bërë të ditur se punëtorët e Ndërmarrjes Publike “Hekurudhat e Maqedonisë – Transport” kanë përfunduar me sukses servisimin e një vagoni të udhëtarëve të serisë Bm, i cili së shpejti do të rikthehet në qarkullim.

Sipas Nikolloskit, vagoni ka 11 kupe me kapacitet të përgjithshëm prej 66 ulësesh, ndërsa shpejtësia maksimale e tij arrin deri në 160 kilometra në orë.

Destinacionet më të shpeshta ku pritet të qarkullojë ky vagon do të jenë Velesi dhe Gjevgjelia.

“Ditën po e përmbyllim me një lajm të mirë. Punëtorët e përkushtuar të Hekurudhave të Maqedonisë – Transport kanë servisuar me sukses një vagon të udhëtarëve të serisë Bm, i cili së shpejti do të jetë në qarkullim”, ka shkruar Nikolloski.

Ai ka theksuar se puna do të vazhdojë me përgjegjësi dhe në interes të qytetarëve, me synim përmirësimin e kapaciteteve të hekurudhave të Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit