Rritet interesi për vaksinimin kundër gripit sezonal, të moshuarit më të interesuarit

Advertisement

Interesi për vaksinimin kundër gripit sezonal vazhdon të rritet, ndërsa ndër qytetarët që paraqiten në pikat e imunizimit më të shumtë janë personat e moshuar. Një pjesë e tyre thonë se vaksinohen çdo vit dhe se kjo tashmë është bërë praktikë e rregullt për ta.

“Që kur i mbusha 60 vjet, vij çdo vit për t’u vaksinuar”, thotë një qytetare, ndërsa qytetarë të tjerë theksojnë se ky është viti i tretë radhazi që marrin vaksinën kundër gripit sezonal.

Mjekët vërejnë se interesi po rritet dhe se gjithnjë e më shumë qytetarë po e kuptojnë rëndësinë e mbrojtjes në kohë nga gripi. Megjithatë, ata rikujtojnë se qytetarët duhet të regjistrohen paraprakisht në sistem përpara se të paraqiten në pikën e vaksinimit.

“Do t’u bëja thirrje familjarëve të personave të moshuar, të cilët nuk dinë ta përdorin vetë aplikacionin elektronik, që t’i regjistrojnë për vaksinim përmes platformës vakcinacija.mk. Vetëm në këtë mënyrë ata mund të paraqiten dhe ta marrin vaksinën. Nëse vijnë pa regjistrim elektronik, do të duhet të kthehen”, deklaroi dr. Sonja Raleva nga Shtëpia e Shëndetit në Shkup.

Autoritetet shëndetësore u bëjnë thirrje qytetarëve që ta kryejnë regjistrimin paraprakisht, në mënyrë që procesi i imunizimit të zhvillohet pa pengesa.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit