I burgosuri në Idrizovë dyshohet se ka kërcënuar partneren dhe djalin

Advertisement

Një i burgosur në burgun e Idrizovës është denoncuar se ka kërcënuar partneren e tij jashtëmartesore dhe djalin e tyre përmes mesazheve të dërguara në një aplikacion në telefon.

Rastin në polici e ka raportuar një 35-vjeçare nga Tetova, e cila më 3 shtator, rreth orës 20:50, është paraqitur në SPB Tetovë.

Sipas denoncimit, mesazhet kërcënuese janë dërguar nga burgu i Idrizovës.

Policia ka nisur hetimin dhe po punon për zbardhjen e plotë të rastit, përfshirë përmbajtjen e mesazheve dhe rrethanat në të cilat ato janë dërguar.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit