Hoxha: Nëse Kurti është i bindur që 7 qershori është fillimi i rënies së tij atëherë fillon negocion me partitë e tjera

Analisti Dibran Hoxha, ka thënë në “Pressing” të T7, që e vetmja mënyrë kur Albin Kurti fillon të negociojë më partitë e tjera politike është vetëm në atë moment që mendon që ky është fillimi i fundit të tij.

Ai tha se nëse Kurti mendon që me një tjetër dhjetor mund të marrë 50 e 55% atëherë ai nuk negocion.

“E vetmja mënyrë që Albin Kurit kish fillu me negociu me ta, është kur ai është thellësisht e bindur që ky është fillimi i rënies së tij ai negocion, por nëse nuk është i bindur dhe mendon që me një dhjetor merr 50 e 55% unë nuk medoj që negocion”, ka thënë ai.(Express)

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit