38.8 C
Skopje
Tuesday, July 8, 2025

Grubi shpalosi kalendarin e aktiviteteve për festën e Alfabetit

Zv/kryeministri i Maqedonisë Artan Grubi ka bërë të ditur do të ketë manifestim për 115 vjetorin e Kongresit të Manastirit.

“Gjithçka gati për të shënuar në mënyrë dinjitoze 115 vjetorin e Kongresit të Manastirit!

Nga data 14 deri më datë 22 nëntor, bashkë me Institutin për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve dhe Ansamblin Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut organizojmë edicionin e pestë të manifestimit kulturor – shkencor “Ditët e Alfabetit”.

Edicioni i sivjetëm si asnjëherë më parë sjell në një vend Akademitë e Arteve dhe Shkencave të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës për të trajtuar madhështinë e kësaj ngjarje historike, për të prezantuar fakte, botime dhe ekspozita me peshë të madhe në fushën e albanologjisë.

Programi i plotë i edicionit të pestë të manifestimit kulturor – shkencor “Ditët e Alfabetit”, ka shkruar Grubi. (INA)

Lajme të ngjajshme

1 Koment

  1. I’m really impressed together with your writing talents as smartly as with the structure on your weblog. Is this a paid theme or did you customize it your self? Anyway keep up the excellent high quality writing, it’s rare to see a nice blog like this one today!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit