11.8 C
Skopje
Sunday, October 6, 2024

Kurti e Kovaçevski takohen në Vjenë

Kryeministri i RMV-së Dimitar Kovaçevski dhe ai i Kosovës Albin Kurti janë takuar sot në Vjenë të Austrisë. Kovaçevski ka njoftuar se me kolegun nga Kosova ka biseduar për bashkëpunimin ekonomik dhe energjetik.

Në takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, biseduam për bashkëpunimin tonë, që është gjithëpërfshirës dhe vazhdimisht në rritje. Vendosëm fokus në bashkëpunimin ekonomik dhe atë energjetik. Kemi shkëmbyer mendime edhe për situatën në rajon dhe dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Çelësi i progresit të Ballkanit Perëndimor është zgjidhja paqësore e çështjeve të hapura rajonale, si dhe intensifikimi i bashkëpunimit ndërmjet vendeve, i cili do të kontribuojë në stabilitetin e të gjithë rajonit”, shkruan Kovaçevski.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit