Goditën veturën e policisë me kamion dhe sulmuan policët, tre persona në kërkim

Advertisement

Tre persona kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë mëngjesin e sotëm në fshatin Likovë, pasi më herët nuk i ishin bindur urdhrit të policisë për t’u ndalur.

Sipas Sektorit për Punë të Brendshme, rasti ka ndodhur më 29 shtator 2026, rreth orës 05:55. Një kamion që transportonte dru nuk është ndalur në shenjën „Stop“ të policisë dhe është përplasur me automjetin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Pas aksidentit, shoqëruesit e kamionit, së bashku me dy persona të tjerë që kanë ardhur me një veturë, kanë sulmuar fizikisht policët derisa ata po kryenin detyrën zyrtare.

Nga policia njoftojnë se po ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e përgjegjësve.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit