Toshkovski: Lufta kundër drogës mbetet prioritet

Advertisement

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, mori pjesë në hapjen e një trajnimi për hetimin dhe ndjekjen penale të veprave të lidhura me drogën, të organizuar nga UNODC me mbështetjen e Ambasadës së SHBA-së.

Trajnimi, që zhvillohet në Akademinë e Policisë në Shkup, synon forcimin e kapaciteteve për hetime komplekse, përfshirë hetimet financiare, konfiskimin e pasurisë dhe përdorimin e teknikave speciale hetimore.

Toshkovski deklaroi se lufta kundër trafikimit të drogës mbetet një nga prioritetet kryesore të MPB-së. Ai përmendi disa aksione gjatë kësaj periudhe, ku janë sekuestruar mbi 10 kilogramë kokainë, më shumë se 40 tonë marijuanë dhe biomasë kanabisi, si dhe sasi të tjera të marijuanës dhe 680 kilogramë rrënjë kanabisi.

Ministri tha se përpjekjet duhet të fokusohen jo vetëm në konfiskimin e drogës, por edhe në zbulimin e personave dhe strukturave kriminale që qëndrojnë pas trafikimit, si dhe në ndjekjen e flukseve financiare.

Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimit të informacionit në luftën kundër krimit të organizuar, ndërsa falënderoi SHBA-në dhe UNODC-në për mbështetjen dhe bashkëpunimin me institucionet e vendit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit