Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ka vazhduar seanca për vrasjen e e Bedri Rexhepit në vitin 2021, në të cilën akuzohen Jeton dhe Nexhat Vllasaliu.
Kjo seancë javë më parë ishte ndërprerë për shkak se i akuzuari Jeton Vllasaliu, tha se është pisikikisht i ngarkuar.
Fillimisht, kryetarja e trupit gjykues vendosi që ta largojë nga seanca të akuzuarin tjetër, Nexhat Vllasaliu, kurse seanca vazhdoi me dhënien e dëshmisë nga i akuzuari Jeton Vllasaliu. Ky i fundit tregoi për momentin tragjik.
“Shiko se çfarë po bën me të ndjerin Bedriun se këtu e këndej ke ti punë me të dhe unë jam ofruar dhe e kam parë në tokë, jam munduar t’i jap ndihmën e parë aq sa kam ditë e aq sa kam mundur, por e kam parë që është e kot. Dhe atë ditë, kam qenë i stresuar dhe i ngarkuar, nuk kam ditur se çfarë të bëj me të dhe kam vendosur që ta varrosi vet dhe atë e kam bërë”, tha Vllasaliu.
“Ata kanë qenë të maskuar, kam parë veç një veturë dhe tjetër gjë nuk kam bërë”, vazhdoi ai.
Në pyetjen e avokatit se si e ka bërë bartjen e kufomës, i akuzuari u përgjigj se atë e ka bërë me veturë të viktimës. “Unë pasi që u mundova t’i jap ndihmën e parë dhe pasi që e pash se nuk ka efekt dhe ndoshta nga dhënia e ndihmës së parë kam mundur ta lëndoj, e kam hapur deren e veturës e kam vendosur në karrige dhe kam vazhduar”, tha ai, teksa u pyet se ku vazhdoi tutje.
“Unë e mora rrugën me veturë të të ndjerit dhe shkova për në fshatin tim ku e mora një kazmë dhe e mbështjella trupin e të ndjerit dhe me atë veturë e dërgova në vendin ku siç mu duk i sigurt për ta varrosur të ndjerin. Më pastaj vazhdova për në Prishtinë”, tha ai.