Gjykata Kushtetuese përcakton 6 tetorin si afatin e fundit për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës

Advertisement

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka përcaktuar afatin kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të vendit.

Sipas aktgjykimit të Gjykatës, afati prej 60 ditësh ka nisur më 8 gusht 2026 dhe përfundon më 6 tetor 2026.

Gjykata ka sqaruar se ky afat përcaktohet në bazë të nënparagrafit 3 të paragrafit 1 të nenit 82 të Kushtetutës së Kosovës, i cili lidhet me shpërndarjen e Kuvendit.

Në vendimin e saj, Gjykata thekson se 6 tetori 2026 është data përfundimtare e afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit