Inspektorët e Komunës Qendër kanë kontrolluar 10 kantiere ndërtimi, ku janë konstatuar shkelje të rregullave dhe detyrimeve ligjore.
Si pasojë, janë shqiptuar gjashtë gjoba nga 1,300 euro, kryesisht për shkelje të rendit komunal dhe Ligjit për Pastërtinë Publike.
Në tri lokacione janë larguar edhe bllokues dhe shtylla të vendosura ilegalisht në hapësira publike.
Kryetari i Komunës Qendër, Goran Gerasimovski, tha se kontrollet do të vazhdojnë dhe u bëri thirrje investitorëve të respektojnë ligjin dhe të kujdesen për pastërtinë publike.






