7.8 C
Skopje
Tuesday, December 10, 2024

“E mbyti derisa ishte duke ngrënë”, i riu nga Shkupi akuzohet për vrasjen e gjyshes së tij

Pas hetimit paraprak, Prokuroria Themelore në Shkup njofton se ka ngritur aktakuzë ndaj një 28-vjeçari për vrasjen e gjyshes së tij, përcjell TV21. Prokuroria gjithashtu kërkon nga gjykata që shkupjanit 28 vjeç t’i vazhdohet masa e paraburgimit.

“Më 18 janar, gjatë ushtrimit të dhunës në familje në shtëpinë familjare në bulevardin “Vidoe Smilevski Bato” në Shkup, i akuzuari me paramendim ka privuar nga jeta gjyshen e tij. Derisa viktima ishte duke ngrënë, ai e ka sulmuar, ka filluar ta godasë në kokë dhe në trup dhe më pas e ka ngulfatur”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë./tv21.tv

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit