11.8 C
Skopje
Sunday, October 6, 2024

Denoncime për gjarpërinj në oborre, QMK apelon për kujdes

Në 24 orët e fundit në numrin emergjent të Qendrës për Menaxhim me Kriza ka pasur denoncime të shumta për gjarpërinj në objekte dhe vendbanime. Sipas QMK-së në numrin 112 pati denoncim për gjarpërinj në oborrin e Shtëpisë së Shëndetit Publik “Cërniçe”. Është kërkuar reagim urgjent i institucioneve përkatëse. Denoncimi tjetër ishte për gjarpërinj në oborrin e Qendrës së Trajnimeve pranë Fakultetit të Sigurisë në Shkup. Ditë më parë denoncime të tilla pati edhe nga komuna e Gazi Babës dhe Prilepit. Qendra për Menaxhim me kriza bëri thirrje që qytetarët të kenë kujdes, sidomos në këtë periudhë për shkak të temperaturave të larta. Në 24 orët e fundit ka pasur edhe 4 zjarre në të hapur. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë në Qendër, Manastir dhe Karbincë. /Alsat.mk

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit