8.8 C
Skopje
Monday, December 2, 2024

Dy persona mashtruan të punësuarin në një kazino të Tetovës duke i shkëmbyer 1200 dollarë fals

Një i punësuar në një kazioni në Zherovjan të Tetovës ka denoncuar në polici se dy persona kanë shkëmbyer 1200 dollarë false, njofton Klan M. Nga ku thuhet se kartëmonedhat kishin qenë nga 100 dollarë

”Tridhjetë e shtat vjeçari Z.S. nga Bërvenica e Tetovës, i punësuar në një kazino në Zherovjan të Tetovës, dje (14-nëntor) në ora 15:00 në SPB-Tetovë ka raportuar se një natë më parë rreth orës 22:15 në kazino kanë hyrë dy persona dhe kanë shkëmbyer 1200 dollarë në kartëmonedha prej 100 dollarësh. Pak më vonë, në kazino ata kanë konstatuar se kartëmonedhat kishin qenë të falsifikuara. Çështja është duke u pastruar dhe dokumentuar” – thuhet në kumtesën e SPB-Tetovë. /KlanMacedonia/

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit