Në disa qytete të Maqedonisë së Veriut janë raportuar raste të dhunës në familje dhe ndaj partnerëve gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Në Kumanovë, një 37-vjeçare ka raportuar se pas një debati është sulmuar fizikisht nga partneri i saj.
Një rast tjetër është raportuar në Shkup, ku një 34-vjeçare ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga partneri i saj 35-vjeçar, shtetas i Francës. Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë në një banesë në territorin e Komunës së Aerodromit.
Në Ohër, policia ka privuar nga liria një 49-vjeçar nga rrethina e Strumicës, i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe i ka shkaktuar lëndime.
Ndërkohë, në rajonin e Kumanovës është arrestuar edhe një 56-vjeçar, pasi ishte raportuar për sjellje agresive dhe kërcënime ndaj bashkëshortes së tij.
Nga MPB bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rasteve do të ndërmerren masat përkatëse ligjore.






