Deri sot në orën 13:00 janë regjistruar gjithsej 13 zjarre në vend, nga të cilat pesë janë aktive, gjashtë janë nën kontroll dhe dy janë shuar, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
Zjarret janë aktive në shtrirjen midis fshatrave Graçan dhe Nigishtani në Komunën e Gjorçe Petrovit, e cila po zgjerohet edhe në territorin e Kosovës, afër fshatit Belicë në Komunën e Makedonski Brodit, në zonën e fshatit Podgorcë në Komunën e Strugës, në vendbanimin Bedinje në Kumanovë dhe në lokalitetin Çavkarnik mbi Mavrovë në Komunën e Mavrovës-Rostushës.
Nën kontroll janë zjarret midis fshatrave Burinec, Lokov dhe Selci në Komunën e Strugës, pranë fshatit Breznicë në Komunën e Makedonski Brod, në zonën e fshatit Kopanicë në Komunën e Sarajit, pranë lokalitetit Ramno në Komunën e Çuçer-Sandevës, si dhe zjarret në deponitë në Kratovë dhe Dellçevë.
Ndërkohë janë shuar zjarret pranë fshatit Cërveni Bregovi në Komunën e Negotinës dhe në rrugën “Pero Nakov” në Komunën e Gazi Babës.






