Një burrë 47-vjeçar nga Kumanova është gjetur i vdekur mbrëmjen e kaluar në shtëpinë e tij familjare në qytet, pëcjell Televizioni Festa.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se pas raportimit, një ekip nga Sektori i Punëve të Brendshme në Kumanovë ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes.
“Më 4 shtator 2026, në orën 22:54, Sektori i Punëve të Brendshme në Kumanovë mori një njoftim se D.M. (47) nga Kumanova ishte gjetur i vdekur në një shtëpi familjare në Kumanovë”, njofton SPB.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar për autopsi, e cila pritet të përcaktojë shkakun e vdekjes.
Autoritetet vijojnë procedurat për zbardhjen e plotë të rastit.






