19.8 C
Skopje
Saturday, May 18, 2024

De Rosi: Barazim ndaj Milanit? Nuk e firmos, sepse dua fitore

Trajneri i Romës, Daniele De Rosi u shpreh optimist para ndeshjes ndaj Milanit në Liga Europa duke theksuar se se nuk firmos për barazim.

“San Siro ishte stadiumi që doja ta rishikoja sërish, më vinte keq që Roma kishte luajtur tashmë këtu ne kampionat. Pastaj fati na lejoi të ktheheshim, të luajmë në stadiumin ku më jep diçka ndryshe, ashtu si Olimpico dhe Bombonera. Ky stadium shkëlqen me lavdi, ka pasur lojtarë të mëdhenj, futboll të mrekullueshëm. Jemi të lumtur që jemi këtu. Ne jemi të vetëdijshëm për forcën e Milanit, kanë lojtarë që lëndojnë këdo, nuk e zbuloj unë. Kanë kaluar momente të vështira po kur janë mirë mund t’i hapin probleme kujtdo. Ne duhet të arrijmë në momentet e duhura në pozicionet në të cilat lojtarët e Milanit preferojnë të luajnë. E njoh Piolin prej një kohe të gjatë: ai u rrit duke stërvitur skuadrat e vogla, pastaj kalimi te Lacio, më pas fitoi Skudeton me cilësi të jashtëzakonshme dhe punë të pabesueshme; ai ka evoluar gjithmonë, është përmirësuar gjithmonë si trajner. Ekipi i tij luan futboll, janë harmonikë në levizjet e tyre. Falë Zotit renditja nuk ka rëndësi.

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit